fbpx

Alternativa: Tashmë është bërë detyrim largimi nga pushteti i qeverisë së drogës

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

“Të mbulosh me vaksina 1-2% të popullsisë, kjo jo vetëm që është papërgjegjësi e jashtëzakonshme, por njëherazi e shpjegon më së miri se cili është interesi real i kësaj qeverie. Kjo e shpjegon më saktë edhe angazhimin e kësaj qeverie për ta legalizuar drogën. Një qeveri që e ka mendjen te droga, nuk mund ta ketë mendjen edhe te shëndeti i qytetarëve
Sa për informacion dhe krahasim, Serbia nga e hëna e fillon ciklit e dytë të vaksinimit me rreth 20 mijë doza, Bullgaria po ashtu e pret dërgesën e dytë me 25 mijë vaksina, ndërsa Republika e Shqipërisë ka njoftuar se tashmë ka siguruar gjysmë milioni vaksina, prej të cilave dërgesa e parë do të arrijë atje brenda janarit
Vetëm këto shifra, pa folur për standardin europian dhe amerikan të vaksinimit, janë dëshmi e mjaftueshme se Maqedonia e Veriut, pikërisht për shkak të pakujdesisë së kësaj qeverie ose kujdesit të saj për tema të kundërta me interesin qytetar, do të vazhdojë të llogarisë viktimat e pandemisë dhe do të vazhdojë ta arsyetohet se aq mund të bëjë.
Prandaj, AlternAtivA konsideron se heqja qafe e kësaj qeverie, nëse jo për tjetër gjë, së paku për këtë arsye, tashmë është bërë detyrim. Thjesht, bëhet fjalë për shpëtimin e jetës së njerëzve”,
thuhet në komunikatën e partisë politike “AlternAtivA”.

Share.