fbpx

Alternativa kundër legalizimit të marihuanës, Gashi: Propozimi i qeverisë është fyerje për qytetarët dhe degjenerim për rininë tonë

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

“Shqyrtimi i mundësisë për përdorimin legal të marihuanës nga ana e Qeverisë në vend, pa dyshim që është shqetësues dhe i papranueshëm. Kur ne po përballemi me një sistem shëndetësor të paralizuar, me një sistem arsimor jofunksional, propozimi i këtillë është fyerje për qytetarët dhe njëherazi legalizim i politikave të dështuara të kësaj Qeverie.
Marihuana përbën një rrezik të abuzimit dhe varësisë, andaj në asnjë mënyrë nuk duhet të lejojmë që një gjë të këtillë t’ia lëmë rinisë sonë!
Nëse nuk mund të prodhojmë më shumë mirëqenie për të rinjtë tanë, së paku mos t’ua ofrojnë drogën si mundësi degjenerimi”, ka shkruar kryetari i AlternAtivA-s,Afrim Gashi.

Share.