fbpx

Alternativa: Kjo qeveri nuk punon vetëm për interesa të popullit

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

“Pas informacioneve zyrtare se Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, përkatësisht Ministria e Shëndetësisë, ka siguruar vaksina për rreth 3000 qytetarë, të cilat do të vijnë në muajin mars dhe të tjerat nuk dihet kur, lirisht mund të konstatojmë se kjo qeveri vetëm për interesa të popullit nuk punon. Kjo sasi vaksinash mbase është planifikuar për partinë e tij dhe filialet përreth saj.
Të mbulosh me vaksina 1-2% të popullsisë, kjo jo vetëm që është papërgjegjësi e jashtëzakonshme, por njëherazi e shpjegon më së miri se cili është interesi real i kësaj qeverie”, thuhet në komunikatën e partisë politike “AlternAtivA”.

Share.