ALTERNATIVA fuqishëm zbret në terren – takime intenzive të platformës ‘’VATRA jonë’’

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

ALTERNATIVA e Afrim Gashit, ka filluar intenzivisht të punojë në terren – duke u takuar me strukturat partiake dhe qytetarët në të gjitha nëndegët dhe shtrirjen e saj territoriale. Javë më parë ‘’Alternativa’’ e Afrim Gashit para opinionit publik shfaqi platformën e saj politike ‘’ VATRA jonë – Alternativa jonë!’’ – platformë sensibilizuese për parandalimin e shpërnguljes nga vendi, ku që nga ai moment ka filluar të takojë banorët dhe qytetarët shqiptarë. Platforma ‘’VATRA’’ tashmë ka filluar të shihet si njëra ndër programet më të zëshme dhe fuqizuese tek shqiptarët – duke ofruar zgjidhje për shpërnguljen e qytetarëve nga vendi. Deri më tani ‘’VATRA’’ e Alternativës ka realizuar 10 takime me qytetarët e Tetovës, Kumanovës dhe Çairit, ku së shpejti pritet të realizojë takime dhe konaqe edhe në rrethinë të Tetovës, Strugë, Dibër, Kërçovë, Gostivar dhe Likovë. Aktivistë të shumtë nga gjitha degët e ALTERNATIVËS nëpër rrjetet sociale të tyre po shpërndajnë parulla me logon: ‘’ VATRA jonë – Alternativa jonë!’’, Vatrat tona janë amanet!, ‘’ Buzëqeshja jonë do të vijë si lumë’’ etj.

Share.