fbpx

Alternativa e ngre zërin për bujqit shqiptarë: Gashi realizon takim me bujqit nga zona e Haraçinës dhe Hasanbegut

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kryetari i AlternAtivA-s, Afrim Gashi, sot ka realizuar takim me bujqit shqiptarë nga zona e Hasanbegut dhe Haraçinës, ku janë diskutuar problemet me të cilat po ballafaqohen, tash e sa vite banorët e kësaj ane.

“Sot i pranova në takim disa bujq nga zona e Hasanbegut dhe Haraçinës, ku nga afër u njoftova me ankesat dhe problemet e tyre. Si kryetar i AlternAtivA-s, po edhe si deputet i kësaj zone, u premtova se do të angazhohem që këta bujq ta fitojnë të drejtën e nëpërkëmbur nga Qeveria dhe Ministria e Bujqësisë”, ka shkruar Gashi.

Share.