fbpx

ALTERNATIVA – DEGA BUTEL: LUBOTENI VAZHDON TË JETË PA UJË EDHE NË SHEKULLIN XXI

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

AlternAtivA – Dega Butel: Luboteni vazhdon të jetë pa ujë edhe në shekullin XXI

01.08.2021

Se Luboteni vazhdon të mbetet pa ujë edhe në shekullin XXI, ky nuk është një lajm i ri për të cilin opinioni nuk është i njoftuar. Por, fakti se banorët e fshatit Luboten ballafaqohen me këtë problem edhe në këto ditë të verës pëlcitëse, kur temperaturat kanë kaluar + 40 0 C dhe janë të papërballueshme për të gjithë e, sidomos, për të moshuarit e këtij fshati, flet shumë për drejtuesit e pandërgjegjshëm të Komunës së Butelit.
E duke qenë në përfundim të mandatit të kryetarit të Komunës së Butelit, Velimir Smilevski, si dhe të partnerit të tij të koalicionit BDI, me të cilin e ndajnë së bashku pushtetin lokal, nuk mund të mos i pyesim se çfarë u bë me premtimin e dhënë banorëve të fshatit se “Luboteni në vitin 2018 do të ketë ujë të pijshëm”. (Ky premtim është dhënë më 20.10. 2017. Madje, që kjo gënjeshtër të jetë më bindëse, ajo është firmosur dhe noterizuar nga vetë kryetari aktual i Komunës). Prandaj e pyesim atë dhe drejtuesit e partive LSDM-BDI se a ndjejnë përgjegjësi për këtë mashtrim që u është dhënë banorëve të Lubotenit?
Sidoqoftë, AlternAtivA – Dega Butel ju premton banorëve të këtij fshati se asnjëherë nuk do të kërkojë vota prej tyre në këmbim të ujit, siç bënë të tjerët, sepse fundi i fundit detyrimi ynë është që të jemi në shërbim të qytetarëve. Ne ju premtojmë se do ta zgjidhim problemin e ujit në Luboten, duke vënë kusht për çfarëdo koalicioni paszgjedhor në të ardhmen. Ky problem shumëvjeçar patjetër do të zgjidhet.

AlternAtivA – Dega Butel

Share.