fbpx

Aliu nga Alternativa: Ky pushtet synon të kontrabandojë me sistemin arsimor

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ditë më parë gjatë press konferencës për media, përfaqësuesi i AlternAtivA-s, Lulzim Aliu, ka kritikuar propozimin e ri të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, në lidhje me arsimin fillor.
“Në kohën që dështimin e vitit shkollor e kemi në prag dhe në kohën që Sindikata e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës ka kërkesa të tjera shumë më modeste e të papërmbushura nga MASH-i, të ngutesh me propozim të këtillë, kjo më e pakta është mosrespekt ndaj punonjësve të arsimit, ndërsa së dyti është prepotencë e shkallës së lartë ndaj opinionit në përgjithësi, që një detyrim kaq i rëndësishëm shoqëror synohet të kontrabandohet në këtë mënyrë”, ka thënë Aliu nga Alternativa.

Share.