fbpx

Ali Ahmeti do të jetë dëshmitar në Hagë kundër Hashim Thaçit, Kadri Veselit dhe Jakup Krasniqit

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ish njëri nga udhëheqësit e Lëvizjes Popullore të Kosovës, Ibrahim Kelmendi, përmes një postimi në facebook ka drejtuar akuza ndaj Ali Ahmeti të cilin e quan dëshmitar, dhe po taktizon për interesa të tij.

Aliu sigurisht e di por le ta dinë edhe të tjerët: Xhaviti dhe Azemi ua kishin privuar bashkimin në UÇK „grupeve guerile“ që i komandonin Adem Jashari, Zahir Pajaziti, Adrian Krasniqi dhe të tjerë. Që do të thotë, „zyrtarisht“ as Adem Jashari dhe as Zahir Pajaziti nuk ishin pjesëtarë të UÇK-së, por ishin komandant në UÇK-në e Vëgjelisë çlirimtare e cila po ngritej jashtë komandimit të Xhavitit dhe Azemit dhe prandaj po përballej edhe me psudo uçk të Xhavitit dhe Azemit, të cilin Prokurori Amerikan me të drejtë e ka diskualifikuar si „ndërmarrje e përbashkët kriminale“!”, ka shkruar Kelmendi, përcjellë “Bota sot”.

Ky shkrim i Kelmendit na tregon se lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, mund të jetë dëshmitar kundër krahut të luftës dhe UÇK-së. Në gjykimin e Hagës, ku tashmë disa muaj janë në procese gjyqësore krahu i luftës së Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Vejseli dhe Jakup Krasniqi, pritet që së shpejti kundër tyre të jep dëshmi kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti.

Share.