8:25 | 16 Tetor 2019

08:25 | 16 Tetor 2019
Emri i Trent Alexander-Arnold është zyrtarisht në librat e rekordeve me mbrojtësin e djathtë të Liverpoolit që gjen veten në koleksionin e Rekordeve Botërore Guinness 2020.
21-vjeçari kontribuoi me 12 asistime të jashtëzakonshme për ‘Reds’ sezonin e kaluar në Premierligë për të vendosur një rekord si mbrojtësi me më shumë asiste në një sezon.
Për ta bërë arritjen edhe më të ëmbël, Alexander-Arnold ka kaluar dyshen e Everton Andy Hinchcliffe dhe Leighton Baines si mbajtësi i ri i rekordit, përcjell lajmi.net.
”Është një nder. Unë gjithmonë kam dashur të shkoj përpara dhe të ndihmoj ekipin të krijojë sa më shumë shanse të jetë e mundur”, tha Alexander-Arnold për The Mirror.
“Padyshim që varet nga skuadra për të futur topin në rrjetë, sepse futbolli është një lojë ekipore dhe pa ta ky rekord nuk do të ishte i mundur”.
“Është një moment i pabesueshëm krenar për mua dhe familjen time, dhe diçka që shpresoj se do të qëndrojë për disa vjet”, u shpreh anglezi. /Lajmi.net/