fbpx

Albin Kurti ia jep një lajm të keq kandidatit për president, Ramush Haradinajt

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, në një intervistë të gjatë për KALLXO.com, ka deklaruar se nuk e përkrah kandidaturën e shpallur të Ramush Haradinajt për president të ardhshëm të Kosovës.

Kurti ka thënë se besojnë që duhet të zgjedhin një president ose presidente që është shprehje e unitetit.
“Ne besojmë që duhet ta zgjedhim një president ose presidente që është shprehje e unitetit të popullit. D.m.th., zotëri Haradinaj është tëpër shumë partiak për t’u bërë president. Ne kemi pasur edhe më herët presidentë partiakë por nuk ia keni kaluar mirë”, ka thënë Kurti.

Ish-kryeministri ka shtuar se Haradinaj është superpartiak.

“Jo. Unë mendoj se Haradinaj nuk mund ta shprehë unitetin e popullit sepse është një kryetar partie. Është superpartiak. Së pari është gabim në hapa; së pari zgjedhjet e mandej zgjedhja e presidentit dhe së dyti duhet unë mendoj që ta kemi një president apo presidente e cila i afrohet përshkrimit të unitetit të popullit”, ka thënë ai kur është pyetur nëse profili i Haradinaj nuk është i dëshirueshëm për të.

Share.