fbpx

Albin Kurti i përgjigjet Berat Ajdarit të B.D.I-së: Respekte për ty Berat, po për kolltuk e lëshove bajrakin!

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Luran Veliu

E dëgjova me vëmendje mbrëmë djaloshin e ri nga Kumanovë, Berat Ajdari. Sinqerisht më erdhi keq sa me zjarr një ish ushtar i UÇK-së flet me dorë në zemër, deri sa pas shpine i paraqitet flamuri i “branitellave”.

Flet dhe kërkon vota për partinë gjatë qeverisjes së cilës u vr.anë ish ushtarët më të mirë të UÇK-së. Në mesin e tyre ka edhe bashkëlu.ftëtarë të Beratit. Harun Aliu, Beg Rizaj, Mirsad Ndrecaj, Komandant Shqiponja, kanë lu.ftuar në Zonën e Lirë të Karadakut. Kurse Berati në vend se ta pyesë Ali Ahmetin kush ia vr.au bashkëlu.ftëtarët, kërkon vota nga kumanovarët për B D.I-në e Ali Ametit. Në vend se të pyesë kush e dënoi me burg të përjetshëm komandantin tim Sami Ukshini-Sokoli, Berati thotë votone partinë e Musa Xhaferit, por me stil tinëzar, që tingëllon sikur të ja ketë shkruar fjalimin Artan Grubi.
Mjerim! Me të vërtetë mjerim i madh. Nuk gjej fjalë ta vazhdoj më tutje këtë tekst, por vetëm do ta citoj Albin Kurtin në përgjigjen e tij ndaj Daut Haradnijat në Parlamentin e Kosovës. Është kjo përgjigje maestrale dhe universale për të gjithë ata që lu.ftuan, por tani lu.ftën duan ta shfrytëzojnë si mercenarë, për poste dhe për profit. Përgjigje e cila njëkohësisht përmban në vete edhe respektin e madh për lu.ftën e UÇK-së, duke përfshi edhe lu.ftën e Berat Ajdarit në vitin 2001, por përmban edhe goditjen për të gjithë ata që në emër të kësaj lu.fte dëshirojnë të fitojnë poste ose pasuri.

Reagimi i Albin Kurtit në rastin konkret mund të përmbledhet me këtë fjaliÇ Respekte deri në qiell për ty Berat djali si ish ushtar i UÇK-së, por për kolltuk e lëshove bajrakin (mos të them e kape bajrakin e “branitellave”).

Share.