fbpx

Alarm në Europë/ Ja çfarë po Ndodhë

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Europa është vënë nën alarm pasi një lloj i ri i koronavirusit që u diagnostikua për herë të parë në Britani, është përhapur tashmë edhe në vende të tjera.

Suedia, Italia dhe Spanja kanë raportuar raste të ngjashme sot, ndërkohë që më herët ka patur të infektuar me mutacionin e ri edhe në Danimarkë, Francë dhe Gjermani.

Një rast i parë i mutacionit u regjistrua në Suedi, siç u njoftua sot nga autoritetet shëndetësore. Ky është “një rast i izoluar” i një personi i cili kohët e fundit udhëtoi nga Britania në Suedi, sipas shërbimit shëndetësor publik.

“Ai thjesht tashmë erdhi në vëmendjen tonë. Ne e dimë që ky variant ishte në qarkullim në Mbretërinë e Bashkuar që nga shtatori dhe raste individuale janë identifikuar në vendet e tjera evropiane, “tha Karin Tegmark Wiesel, një zyrtar i lartë i shërbimit shëndetësor publik..

Më herët sot, Spanja njoftoi se katër raste të këtij koronavirusi ishin identifikuar në vend. Këta janë qytetarë që kanë ardhur kohët e fundit nga Britania ose kanë pasur kontakte të ngushta me udhëtarët nga ai vend.

Babai, nëna dhe motra e një të riu i cili mbërriti në Madrid javën e kaluar doli pozitiv. Besohet se edhe i riu është infektuar, por autoritetet po presin që të dalin rezultatet e testit molekular për të konfirmuar dyshimet e tyre. Rasti i katërt është një burrë i cili arriti në Madrid në 20 dhjetor, me një fluturim tjetër.

“Pacientët nuk janë në gjendje të rëndë. Ne e dimë që ky lloj transmetohet më lehtë, por nuk shkakton simptoma më serioze”, shpjegoi një zyrtar i shërbimit shëndetësor spanjoll.

Që nga sot, Italia është përfshirë në listën e vendeve ku identifikohet lloji i ri i koronavirusit. Gjashtë pasagjerë që ishin kthyer në Napoli, para ndërprerjes së lidhjeve ajrore me Londrën dhe qytetet e tjera britanike rezultuan pozitivë me mutacionin e ri.

Tre raste të tjera me llojin e ri u regjistruan në rajonin verior të Venetos dhe dy në zonën jugore, më të gjerë të Barit.Persona të infektuar me këtë mutacion janë identifikuar ditët e fundit në Danimarkë, Francë, Gjermani dhe Liban./Opinion.al

Share.