Akti i tmerrshëm i sulmimit të gjyqtarit pas ndeshjes Gjilani – Llapi

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

21:08 | 23 Tetor 2019

Emocionet e mëdha për futbollin që po na dhuron Kombëtarja e Kosovës, po bëjnë që shpejt të harrohen nga dhuna e madhe e shfaqur në futbollin kosovar.

Derisa një pjesë e protagonistëve kanë vendosur të ankohen në referim, për shit-blerje të ndeshjeve, dikush ka vendosur të ndajë vetë drejtësinë.

Një skenë aspak e hijshme vjen nga stadiumi i Gjilanit, në ndeshjen që skuadra me këtë emër e zhvilloi kundër Llapit.

Pas përfundimit të ndeshjes, në të cilën Gjilani triumfoi 3:0, një person është futur në fushë, duke sulmuar gjyqtarin.

[embedded content]

Në lidhje me këtë sulm, ka reaguar edhe skuadra e Gjilanit, që është distancuar nga veprimet e sulmuesit, duke kërkuar falje për atë skenë aspak të hijshme, e duke i kërkuar falje komitetit të gjyqtarëve.

Reagimi i SC Gjilanit:

Sport Club “Gjilani” distancohet nga sjelljet e dhunës të ndodhura pas përfundimit të javës së njëmbëdhjetë në Superligën e Kosovës ndaj Llapit.

Klubi dënon ashpër aktet e dhunës të cilat nuk i takojnë dhe nuk i ngajnë as për së afërmi kulturës së mikëpritjes ndër vite.Ne si klub jemi kategorikisht kundër ç’do akti të dhunës në stadiumet tona dhe se dhuna nuk është mjet i joni për arritjen e qëllimeve të klubit.

Ne ftojmë organet e drejtësisë të merret me rastin dhe presim që të zbardhet sa më parë.

Gjyqtarit në fjalë, komunitetit të gjyqtarëve dhe gjithë opinionit sportive u kërkojmë falje për këto skena të pahijshme dhe premtojmë se do të marrim gjitha masat e duhura që të mos ndodhin asnjëherë tjetër.

/Lajmi.net/

Share.