fbpx

Aksion policor në Manastir, kapet heroinë

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Nëpunësit e Sektorit për Punë të Brendshme – Manastir nga Departamenti për tregti të paligjshme të drogave dhe armëve në bashkëpunim me departamentin e policisë kriminale të Manastirit, pas një urdhëri të lëshuar nga Gjykata Themelore Manastir kanë kryer bastisje në shtëpinë e S.S (38) nga Manastiri. Gjatë kërkimit zyrtarët policorë kanë gjetur dhe konfiskuar 26 pako heroinë me peshë rreth 50 gramë, para dhe një celular. Pas dokumentimit të plotë të rastit kundër S.S do të ngritet akuzë adekuate, informojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme.

Share.