fbpx

Aksidentet ajrore, më shumë viktima gjatë 2020-ës

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Akoma më shumë njerëz kanë humbur jetën në aksidente ajrore në 2020, pavarësisht se numri i fluturimeve është reduktuar për shkak të pandemisë globale.

Një grup konsulence To70, ka raportuar se 299 persona humbën jetën në aksidente ajrore në të gjithë botën vitin e shkuar, një rritje kjo nga 257 viktimat e shënuara në 2019.

E gjithë kjo pavarësisht reduktimit të numrit të fluturimeve. Sajti gjurmues Flightradar 24, raportoi se fluturimet komerciale kishin rënë me 42 për qind vitin e kaluar. Sipas raportit të To70, shifra e viktimave përfshin të gjitha vdekjet nga aksidentet e mëdha ajrore, përfshirë aktet e ndërhyrjeve të paligjshme, si rrëzimi i avionëve. Shifrat për 2020 përfshijnë edhe rrëzimin e avionit ukrainas nga forcat iraniane, janarin e kaluar.

Irani planifikon ti japë 150 mijë dollarë familjeve të secilit prej 176 personave që humbën jetën në aksident. Po ashtu në maj, 98 persona humbën jetën kur një avion pakistanez u rrëzua në qytetin e Karachit. Numri i aksidenteve sidoqoftë ka rënë në 40 nga 86 që ishte një vit më parë. Vetëm pesë nga këto 40 aksidente ajrore kanë rezultuar fatalë.

Share.