Në datën 17.11.2020 në orën 12.10, në rrugën magjistrale Kërçovë – Gostivar, në fshatin Trapçindoll,




Ka ndodhur ndeshje trafiku ndërmjet automjetit “Fiat Seiçento”, me targa të Kërçovës, i drejtuar nga D.D.(35) nga Kërçova dhe “Tojota” me targa të Kosovës, i drejtuar nga B.N.(40) nga Prishtina, informon MPB.
Në aksident D.D. ka marrë lëndime të rrënda trupore, të konstatuara në Kompleksin klinik “Nënë Tereza” në Shkup, ku u dërgua për t’ia dhënë ndihmën mjekësore, thonë nga policia.
Sipas udhëzimit të Prokurorit publik inspektim në vendin e ngjarjes ka kryer ekipi nga Stacioni policor – Kërçovë.