fbpx

Afrim Gashi zhvilloi takim me Ambasadoren e Britanisë së Madhe në vend, znj. Rachel Golloway

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kryetari i AlternAtivA-s, Afrim Gashi, sot nëpërmjet platformës online, ka zhvilluar takim me ambasadoren e Britanisë së Madhe në vend, Shkëlqesisë së saj, znj. Rachel Golloway.
Në takim mes kryetarit Gashi dhe znj. Golloway, u bisedua mbi ngjarjet e fundit – dështimin e procesit të bisedimeve me BE-në, ngërçin politik me shtetin fqinj Bullgarinë. Gjithashtu, u fol edhe mbi proceset rajonale dhe situatën e Covid-19, që po kalon vendin, rajonin dhe shtetet europiane.
Ambasadorja britanike, znj. Golloway, falënderoi kryetarin Gashi, mbi rolin konstruktiv dhe sensibilizues që po luan AlternativA, në hapërimin e rrugës atlantike të vendit drejt BE-së.

Share.