fbpx

Afrim Gashi: Viti 2020 do të mbahet mend edhe për manipulim të madh zgjedhor

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Dje, kryetari i AlternAtivA-s, Afrim Gashi, nëpërmjet video-mesazhit ka realizuar paraqitjen e tij të fundit për këtë vit, para qytetarëve të vendit.

“Viti 2020 do të mbahet mend sigurisht edhe për manipulimin e madh zgjedhor që u shkaktua me zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 15 korrikut. Jo që më parë nuk kanë ndodhur dukuri të këtilla, por përmasat e manipulimit të këtij viti thjesht e shfytyruan vullnetin e votuesve, duke prodhuar një qeveri që ka shumicë de jure, por jo edhe de facto. Besoj se margaritari i këtij viti, sigurisht për të ardhur keq, mbetet premtimi parazgjedhor i partisë shqiptare në pushtet, pra “kryeministri shqiptar”, që pastaj pa u skuqur fare e duke e shndërruar mashtrimin në standard të politikës së tyre, u tërhoq për ta pranuar kryeministrin aktual dhe, për më keq, duke u përpjekur që ta kthejë këtë në një fitore. Mashtrimi i këtillë do të jetë i kushtueshëm sigurisht edhe një kohë të gjatë dhe e ka dëmtuar rëndë moralin publik politik dhe besimin e shqiptarëve të vendin tonë në aktorët politikë”, ka përfunduar Gashi.

Share.