fbpx

Afrim Gashi uron 8 Marsin – Ditën Ndërkombëtare të Gruas

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

“Me rastin e 8 Marsit – Ditës Ndërkombëtare të Gruas, gjej mundësinë që, nga thellësia e zemrës, të gjitha nënave e grave t’jua uroj këtë ditë, duke u dëshiruar t’i gjejë në mirëqenie dhe paqe shpirtërore.
Që nga mësimi i hershëm shqiptar se gruaja është shtylla e familjes, më duhet të përsëris se betejën shekullore për mbijetesën tonë kombëtare e ka fituar pikërisht Nëna Shqiptare.
Nënat Zahide, Zarife, Feride e Adile Jashari, të gjitha janë emrat e përveçëm të mbrojtjes së idealit të lartë të LIRISË dhe shembulli i papërsëritshëm i dashurisë për LIRINË e kombit.
Qoftë i përjetshëm kujtimi për ato dhe të gjitha gratë që e deshën Lirinë më shumë se jetën!
Urime 8 Marsin!”, ka shkruar kryetari i AlternAtivA-s, Afrim Gashi.

Share.