fbpx

Afrim Gashi takon Gent Cakaj, ja për çka biseduan

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

9

“Sonte pata kënaqësinë që, bashkë me nënkryetarin Lulzim Aliu, ta takoj ministrin e Jashtëm të Republikës së Shqipërisë, z. Gent Cakaj.
Përveç mundësisë që të bashkëbisedojmë për marrëdhëniet ndërshtetërore dhe kontributin e shtetit shqiptar, me z. Cakaj biseduam edhe për zhvillimet shqiptare në Maqedoninë e Veriut dhe në rajon.
Unë e falënderova për qasjen miqësore që ka Shqipëria kundrejt agjendës euro-atlantike të Maqedonisë së Veriut, por edhe në drejtim të konsolidimit të faktorit shqiptar në këtë rrugë.
Bashkëpunimi vazhdon”- shkruan kryetari i “Alternativa”, Afrim Gashi.

Share.