fbpx

Afrim Gashi takohet me figurat me të larta shtetërore të Kosovës dhe Shqipërisë, a po merr përkrahje si lideri i ardhshëm i shqiptarëve në Maqedoni? (FOTO)

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kryetari i partisë “Alternativa” nga Maqedonia e Veriut, Afrim Gashi ka takuar krerët dhe përfaqësuesit më të lartë politik dhe shtetëror në Tiranë dhe Prishtinë, shkruan Lajme.al

Në vazhdën e takimeve të tij, Gashi është pritur nga presidenti i Republikës së Shqipërisë Ilir Meta, kryetari i Kuvendit të Shqipërisë Gramoz Ruçi, lideri i opozitës në Shqipëri Lulzim Basha dhe me personalitete të larta në Kosovë si kryeministri Avdullah Hoti dhe kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës Kadri Veseli.

Partia që udhëheq Afrim Gashi është pjesë e koalicionit “Tash është koha”, koalicion ky që në zgjedhjet e fundit fitoi 12 mandate në Parlamentin e Maqedonisë së Veriut, një rezultat i lartë që befasoi opinionin shqiptar.

Takimet e Gashit me përfaqësuesit më të lartë të Prishtinës dhe Tiranës brenda një kohe kaq të shkurtër një javore po diskutohen në opinion si lëvizje jo të rastësishme, por pse jo, një afrimitet dhe ngritje e mbështetjes së kryetarit të Alternativës në Tiranë dhe Prishtinë si lider i ardhshëm i shqiptarëve të Maqedonisë, në një kohë ku forcat tjera politike në Maqedoni nuk kanë pasur asnjë aktivitet të ngjajshëm.

FOTO:

Share.