fbpx

Afrim Gashi shkruan letër ngushllimi: Do të jemi zemërthyer që në mesin tonë nuk do ta kemi më hfz. Abdullah Xheladinin

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Dje Hasanbegu im humbi një hoxhë, i cili për të gjithë neve do të mbetet në kujtim si një hoxhë që aq shumë e ka dashur vendin e tij dhe është angazhuar përtej të gjitha mundësive për edukimin e të rinjve dhe kujdesin ndaj moralit publik.
Unë do ta mbaj mend gjithnjë të buzëqeshur dhe si hoxhë që ngazellehej me të rinjtë e të rejat e shkolluara. Ai më shumë se të gjithë i vlerësonte dijetarët.
Ne vërtet jemi zemërthyer që nuk do kemi në mesin tonë hfz. Abdullah Xheladinin (të birin e hoxhës së madh, Molla Vejsel Guta), por edhe jemi krenarë që nga mesi jonë patëm një njeri, një edukator dhe një hoxhë për t’u admiruar dhe mbajtur mend gjithnjë si një iluminist i përkushtuar, hoxhë i denjë dhe besimtar i devotshëm.
Duke u lutur që Zoti ta ketë bashkuar me njerëzit e mirë, të devotshëm e të ditur, të cilët ai aq shumë i ka dashur, lutem po ashtu që Zoti t’u japë sabër djemve të tij, Sadudinit e Nexhmedinit, si dhe familjes së tij më të gjerë.
Hfz. Abdullahu ka lënë pas vetes një trashëgimi të mirë dhe një emër që gjithnjë do kujtohet me mburrje.
Zoti na e zëvendësoftë mungesën e tij!

Afrim Gashi

Share.