Dje, nëpërmjet platformës online, kisha nderin që të zhvilloj një bisedë konstruktive me Shkelqësinë e saj, Ambasadoren e Britanisë së Madhe në vend, znj. Rachel Galloway.
Në këtë takim diskutuam për menaxhimin e situatës së pandemisë Covid-19 që e ka kapluar botën, si dhe për sfidat dhe dështimet e qeverisë aktuale, në rrugëtimin tonë drejt Bashkimit Europian.
AlternAtivA do mbetet e përkushtuar që të ndërtojë një shtet me vlera europiane dhe perëndimore.
Rruga jonë e perspektivës dhe së ardhmes shtetërore mbetet të jetë Bashkimi Europian”, ka shkruar kryetari i AlternAtivA-s, Afrim Gashi.



