fbpx

Afrim Gashi për tragjedinë: Lutemi Zoti t’i ketë mëshiruar viktimat, familjarëve t’ua shtojë durimin

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kryetari i partisë Alternativa, Afrim Gashi ka reaguar në lidhje me tragjedinë që ka ndodhur në Bullgari, ku kanë humbur jetën 46 shtetas të Maqedonisë së Veriut.

“Tragjedi e rëndë sot na zgjoi të gjithëve!

Një aksident i rëndë në Bullgari mori jetën e 46 pasagjerëve të cilët janë shtetas të Maqedonisë së Veriut. Lutemi për shpirtrat e tyre që Zoti t’i ketë mëshiruar ndërsa familjarëve t’ua shtojë durimin.

Shumë e rëndë për ta përballuar për secilin njeri që merr një lajm të atillë e aq më tepër për familjet e të aksidentuarve, ka shkruar Afrim Gashi, raporton SHENJA.

Share.