Afrim Gashi për Kanal 10: Nuk bëhet fjalë për çnjohje të Kosovës

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

 

Sonte, në emisionin “Prime Time” në TV Kanal 10, i ftuar ka qenë kryetari i Alternativës, Afrim Gashi, i cili ka folur rreth aktualitetit politik në vend dhe pjesëmarrjen e Alternativës në qeveri. Në pyetjen e gazetarit, se Alternativa ka tentuar të jetë pjesë e qeverisë me parti që kanë dashur mos njohjen e Kosovës si shtet, Gashi i prerë ka thënë:
“Në asnjë rast nuk bëhet fjalë për çnjohje të Kosovës. Ne nuk mund të jemi pjesë e një qeverie që do të jetë kundër agjendës europiane”.

Share.