fbpx

Afrim Gashi: Pas NATO-s të ndërtojmë kohezionin e brendshëm shtetëror

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +
Tash esht Koha

“Pasi që sot këtu po e hapim portën e fundit drejt integrimit tonë në NATO, mendoj se duhet ta shfrytëzojmë këtë moment historik për vendin tonë që në të ardhmen, përveç stabilitetit të jashtëm, të ndërtojmë edhe lidhje shumë më të fuqishme të kohezionit të brendshëm, që ashtu të mund t’i vjelim të mirat e arritjes së këtij kompromisi. Konsideroj se është koha e fundit që të gjithë qytetarët ta përjetojmë shtetin njësoj dhe, në anën tjetër, shteti të na trajtojë të gjithëve njësoj”, ka thënë kryetari i Alternativës, Afrim Gashi, gjatë fjalimit të tij në Kuvend, në ditën e ratifikimit të protokollit për anëtarësimin e vendit në NATO.

Tash esht Koha
Share.