fbpx
Portali ARENA

Afrim Gashi: Nëse hyjmë në Qeveri do të kërkojmë garanca se do të trajtohemi të barabartë dhe me dinjitet

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kryetari i partisë Alternativa, Afrim Gashi, i pyetur nga gazetarët nëse në takim është diskutuar për periudhën e kaluar kur Alternativa ishte pjesë e Qeverisë, e ku janë vërejtur disa obstruksione, sikurse është kthimi i Programit Vjetor në Ministrinë e Kulturës dhe mos emërimi i disa drejtorive , ai tha se në janë diskutuar ato mangësi që kanë qenë.

“Ne nuk do të bëhemi pjesë e një Qeverie e cila në ata që i kujton se i ka partnerë do të gjej pengues. Ne nuk jemi aty mish i egër. Nëse dikush mendon se futet mish i egër në Qeveri, atëherë ju faleminderit i vazhdojmë rrugëtimet të ndarë. Nëse ka koncept ide nga të gjithë, duke filluar nga kryeministri dhe të gjitha partitë e tjera, se për shkak momentumit politikë ka nevojë për një parti si Alternativa, atëherë ne natyrisht kërkojmë garanca se do të jemi të trajtuar të barabartë dhe me dinjitet”, tha Afrim Gashi, raporton SHENJA.

Share.