fbpx

Afrim Gashi në mbështetje të Lulzim Bashës: Nuk duhet të njollosen figurat shqiptare – kjo shkon në dëm të imazhit shtetëror

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

“Lufta e UÇK-së ka qenë e drejtë dhe çlirimtare. Në këtë është i bindur çdo shqiptar kudo që jeton ai. Në kohën kur po hidhet hije mbi drejtuesit e UÇK-së në Dhomat e Specializuara, duke u ngritur akuza për krime lufte, nuk ka pasur shqipar që është ndjerë rehat. Andaj nuk e kuptoj kujt i shërben njollosja e drejtuesve më të rëndësishëm politik të shqiptarëve. Hedhja e akuzave ndaj kryetarit të PD-së, mikut tim Lulzim Basha, kjo për interesa elektorale, mendoj se e dëmton imazhin e shtetit dhe të politikës shqiptare. Kjo është tendencioze dhe e dëmshme për të gjithë ne. Mbështes Luzim Bashën dhe secilin lider tjetër shqiptar mbi të cilin hidhen akuza për tradhti ose involvim në ndërmarrje që kanë të bëjnë me procedim të materialeve ose lëndëve në shërbim të politikave serbo-ruse e në dëm të drejtuesve të UÇK-së”, ka shkruar kryetari i AlternAtivA-s, Afrim Gashi.

Share.