fbpx

Afrim Gashi: Kaluan 22 vite nga bombardimet e NATO-s, ecim në rrugë të mbarë për Bashkim Europian

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

“Sot janë bërë 22 vjet nga fillimi i sulmeve të NATO-s mbi caqet ushtarake serbe të Millosheviqit.
Ishte hera e parë në histori që Aleanca Veri-Atlantike, për arsye humanitare dhe për mbrojtjen e jetës së shqiptarëve të Kosovës nga eksodi dhe zhdukja masive, mori vendim që ushtarakisht ta sulmojë regjimin e Millosheviqit.
Tony Blair dhe Bill Clinton, si figura politike, dhe Javier Solana dhe Wesley Clark, si figurat qendrore të NATO-s, mbeten heronjtë e lirisë së Kosovës në kapërcyell të shekullit.
Sot, 22 vjet më vonë, rajoni ynë është nën ombrellën e NATO-s dhe në rrugë të mbarë për integrim në Bashkimin Europian.
Ecim përpara!”, ka shkruar kryetari i AlternAtivA-s, Afrim Gashi.

Share.