fbpx

Afrim Gashi: Emërimi i Sabri Demirit për kryekëshilltar të presidentit turk, lajmi më i mirë i kohëve të fundit

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Më poshtë e gjeni letrën e kryetarit të “Alternativa”, Afrim Gashi drejtuar kryekëshilltarit të porsaemëruar të presidentit turk, Rexhep Tayip Erdogan:

Drejtuar:
z. Sabri Demiri, kryekëshilltar i Presidentit Recep Tayyip Erdoğan

URIM

I nderuari z. Demiri,
emërimi Juaj për kryekëshilltar i Presidentit të Republikës së Turqisë, z. Erdoğan, ka qenë lajmi më i mirë që kohëve të fundit e kemi pranuar për ndonjë sukses të ndonjë mikut tonë në arenën ndërkombëtare.
Duke qenë shkupjan dhe njeri që më mirë se gjithkush i njeh rrethanat e gjeografisë sonë, jam i bindur se tash e tutje nuk do të mungojnë edhe rezultatet konkrete të bashkëpunimit të shtetit turk me shqiptarët në Ballkan, por edhe me shtetin tonë.
Përveç kësaj, nuk mund të mos pohoj se emërimi Juaj në këtë detyrë është mirënjohje edhe për popullin tonë, sepse tashmë një bashkëvendas i yni do të mund ta këshillojë Presidentit e njërit ndër vendet më të fuqishme në botë.
Këtu nuk mund të mos e shpreh edhe kënaqësinë time personale me këtë emërim, sepse një mik i yni tashmë do të shëbejë në një detyrë kaq të rëndësishme.
Duke Ju uruar për këtë, edhe një herë shpreh bindjen time të thellë se njohja që keni Ju për njeriun ballkanik (homo balcanicus) dhe për shtetet ballkanike, si dhe mishërimi i ngushtë me tranzicionin e stërzgjatur te ne, por edhe puna Juaj e kaluar, janë garanci se ne tashmë do të kemi një mik dhe bashkëpunëtor që do ta kuptojë më së mirë gatishmërinë tonë për suksese të përbashkëta.

Urime dhe suksese!

Afrim Gashi
Kryetar i Alternativës

Shkup, 27.08.2020

Share.