fbpx

Afrim Gashi: 2021-shi të jetë gurthemeli i një të ardhmeje më të mirë për të gjithë

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ditë më parë kryetari i AlternAtivA-s, Afrim Gashi, nëpërmjet video-mesazhit ka realizuar paraqitjen e tij të fundit për këtë vit, para qytetarëve të vendit.
“Përfitoj nga ky rast që të gjithë qytetarëve t’ju dëshiroj që kurrë më të mos u kthehet një vit si 2020-ta. Uroj që 2021-shi të jetë jo vetëm fillimi i dekadës së tretë të mileniumit të dytë në shekullin e ri, por edhe gurthemeli i parë i një të ardhmeje më të mirë për të gjithë. Duke besuar thellë se ne mund ta bëjmë këtë ndryshim, si dhe duke qenë i sigurt se kjo varet vetëm nga ne, jua uroj vitin e ri 2021, duke u lutur që së pari të keni shëndet në familjet tuaja, duke i dhënë fund edhe murtajës së pandemisë Covid-19, paqe në shpirtin tuaj, si dhe suksese në të gjitha fushat e jetës”, ka përfunduar Gashi.

Share.