
Alsat
2019-10-30T22:35:08+01:00
Numri i saktë i mësuesve, bazuar në numrin e nxënësve dhe shkollave në vend, nuk mund të tregohet me “saktësi kirurgjikale”, tha ministri i Arsimit, Arber Ademi në paraqitjen e tij të sotme në emisionin “Magazina Ekonomike” në Alsat.
Ademi shtoi se për këtë çështje tashmë është diskutuar me disa subjekte relevante, përfshi këtu edhe me Bashkësinë e Njësive të Vetëqeverisjes Lokale (BNJVL), dhe se në takime është diskutuar mundësia që procesi i racionalizimit të stafit arsimor të zhvillohet në mënyrë të natyrshme.
“Çfarë do të thotë kjo? Nëse dikush prej mësuesve pensionohet, qoftë nga mësuesit klasor apo nga mësuesit lëndor, të mos kërkohen fonde të reja nga MASH dhe nga Ministria e Financave, por të punësohet kuadër me të cilin disponon komuna, por gjithsesi ne duhet të punojmë në menaxhimin e rrjetit të shkollave në nivel kombëtar dhe komunal”-tha Ademi.
Loading…