fbpx

AAA – ASH bllokon me mbi 10 000 amandamente për një javë në Kuvend

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Koalicioni opozitar AAA-ASH, javën e kaluar ka bllokuar Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, me mbi 10 000 amandamente të reja. Gjithë kjo betejë politike e koalicionit opozitar, vjen shkaku i mospranimit të propozim-ligjit për shtetësi, të cilën muaj më parë e ka propozuar koalicioni opozitar shqiptar, e që nuk përkrahje dhe mbështetje nga shumica aktuale parlamentare.
Ditë më parë, në një prononcim për media, kryetari i Alternativës, Afrim Gashi, kishte theksuar se:” nëse nuk miratohet propozim-ligji në Kuvend, atëherë do të vazhdohet edhe më tej me bllokimin e Kuvendit me amandamente tjera”.

Share.