fbpx

A ndryshojnë simptomat e Koronavirusit të ri? Ja çfarë thotë Eksperti i njohur

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Mjeku shqiptar në ShBA Skënder Murtezani, përmes një lidhjeje të drejtpërdrejt me studion e lajmeve të televizionit FaxNews, ka folur rreth koronavirusit të ri të shfaqur në Angli, por edhe për atë ekzistues që prej fillimit të pandemisë.

Mjeku thekson se nuk ka ndryshime në simptoma mes variantit të ri dhe atij të mëparshëm.

Ai shprehet se duhet të pritur si do të reagojë trupi ndaj mutacionit të ri për të parë nëse do të jetë diçka ndryshe nga Covid-19.

Ajo që dihet deri tani tha mjeku Murtezani është patologjia e virusit, ku vd ekja e pacientit shkaktohet nga hiper-imuniteti, ku vet trupi i njeriut sulmon organet e tjera.

“Definitivisht shenjat e koronavirusit të ri janë të njëjta me atë të shfaqur më herët. Duhet të presim se si do të reagoj trupi me këtë mutacionin e ri, deri tani s’kemi ndonjë shenjë se është diçka ndryshe nga Covid-19.

Ne e dim tashmë patologjinë e Covidit. Patologjia varet nga organizmi, ne të gjithë jemi njerëz por secili individ e ka imunitetin e vet specifik. Ajo që vret nga patologjia që krijon virusi është hiper-imuiniteti, reagim i tepërt i imunitetit të njeriut, ku fillojnë të sulmohen nga vet trupi i njeriut organet e tjera. Pastaj nga super-infeksioni paraqiten infeksione të tjera që e vështirësojnë trajtimin dhe suksesin në trajtim.

Unë mendoj se nuk ka ndonjë ndryshim, virusi është virus dhe varet nga organizmi i njeriut. Kjo patologji do të ekzistojë gjithmonë dhe çdo trup është i veçantë prandaj është e vështirë të përcaktohet cili organizëm do të jetë i dobët”, tha mjeku.

Share.