fbpx

“A do t’u vijë turp ndonjë ditë?” Eksperti tregon mashtrimin se cpo ndodh me testet

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Eksperti i Shëndetit Publik Erion Dasho ka ber ditene sotme nje postim rreth gjendjen ne shqiperi rreth koronavirusit dhe ai kritikon bërjen e testimeve në spitalet private, teksa ngre shqetësimin për besueshmërinë e testeve, çmimin e blerjes dhe vendin e origjinës.

Ai shprehet se:“Testimet vazhdojnë me mik, në privat apo kur shenjat janë aq të qarta sa testimi ka vlerë vetëm për statistikë!

Privati vazhdon të rrjepë 100 Euro për test dhe nuk deklaron as besueshmërinë e testit, as çmimin e blerjes dhe as vendin e origjinës!

Rastet ditore ulen dhe ngrihen sipas tekave të atyre që testojnë!

HUmbjet e jetes vazhdojnë të na mbajnë të salduar në 10 vendet më të prekura të Europës!

Protokollet nuk bëhen transparentë as brenda komitetit!

Trajtimi çudibërës me plazmë dhe heronjtë që dhuruan gjak për plazmë janë harruar!

MINISTRIA DHE KOMITETI VAZHDOJNË TË PËRSËRITIN REFRENIN E PËRDITSHËM PËR MASKA, LARJE DUARSH DHE TESHTITJE NË BRRYL!!!

A DO T’U VIJË TURP NDONJË DITË??!!

Share.