fbpx

90 % e institucioneve në vend nuk zbatojnë ligjin e gjuhës shqipe

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Nuk ka më asnjë argument që do t’i shfajësonte institucionet shtetërore për mos-zbatim të Ligjit për përdorimin e gjuhëve, thonë nga Agjencia për zbatimin e gjuhëve. Sipas tyre, të gjitha institucionet kanë detyrim të prerë ta zbatojnë këtë ligj, pavarësisht nëse i kanë harmonizuar ose jo aktet e tyre nënligjore. Ndërsa është kompetencë e Inspektoratit t’i sanksionojë për çdo shkelje.

“Ligji për përdorimin e gjuhëve hyri në fuqi më 14 janar të vitit 2019. Në afat prej 1 viti dispozitat e akteve të tjera ligjore duhet të harmonizohen me dispozitat e këtij ligji. Në rast të mos-harmonizimit, Ligji për përdorimin e gjuhëve ka prioritet. Institucionet kanë pasur afat 6 mujor nga hyrja në fuqi, për ndryshime e tablove, memorandumeve, logove, vulave. Inspektorati për përdorimin e gjuhëve ka kompetencë të bëjë mbikqyrje inspektuese dhe të marrë masa- deklaroi Llazo Matovski, Agjencia për zbatimin e gjuhës.

Ndonëse të dhënat e fundit tregojnë se 90% e insitucioneve nuk e zbatojnë ligjin dhe pavarësisht paralajmërimit të institucioneve për ndëshkime, sanksione, në fakt, nuk mund të ketë të paktën edhe për 1 vit. Drejtori, Fatmir Iseni thotë se sapo u njoftua për zhbllokimin e konkursit për punësim të inspektorëve, që ishte shpallur në muajin shkurt por ishte pezulluar shkaku i zgjedhjeve dhe pandemisë. Iseni pret që procedura e punësimit të 4 inspektorëve të përfundojë shpejtë, gjithsesi për të dalë në terren atyre iu duhet të kryejnë trajnime 3 mujore dhe 9 mujore.

Ndërkohë nuk dihet kur Kuvendi do t’i vendos në rend dite mbi 200 ligjet që kryqëzohen me Ligjin për përdorimin e gjuhëve dhe që rrjedhimisht do të duhet të harmonizohen. Nga ana tjetër, vendi nuk ka ende gati metodologjinë për zbatimin e vërejtjeve të Komisionit të Venecias. Grupi i punës që ishte themeluar për miratimin e metodologjisë, në krye me Ministrinë e Drejtësisë asnjëherë nuk është takuar për këtë çështje. Nga ky dikaster vonesat i aryetojnë poashtu me zgjedhjet dhe pandeminë, megjithatë nuk përgjigjen nëse planifikojnë të bëjnë diçka në këtë drejtim. Komisioni i Venecias kishte rekomanduar pezullimin e zbatimit të shqipes në gjyqësor me arsyetimin se kjo mund ta ngadalësonte funksionimin e gjyqësorit dhe të rrezikonte gjykimin e drejtë./Alsat

Share.