fbpx

Afrim Gashi i drejtohet drejtorit të Entit të Statistikave: Vazhdoni punën

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

I nderuari drejtor i Entit të Statistikave, i nderuari zv.drejtor, ju instruktorë dhe regjistrues, ju lus që – konform ligjit në fuqi për regjistrimin e popullsisë e amvisërive – ta vazhdoni punën, që sot ka filluar edhe zyrtarisht.
Jam i sigurt se ju e dini, por më duhet t’jua kujtoj se çdo shkelje e ligjit nënkupton përgjegjësi juridike.
Ndërtimi i shtetit ligjor ka qenë dhe është një përpjekje që nuk resht dhe asnjë marrëveshje politike, aq më pak ato njëetnike maqedonase, nuk mund ta vë në sprovë shtetin e së drejtës. Pa shtet ligjor dhe të drejtë nuk mund të ketë BE.
Ne, opozita shqiptare – AlternAtivA dhe Aleanca për Shqiptarët, jemi këtu që t’ju mbështesim, t’ju ndihmojmë, por edhe t’ju mbajmë për përgjegjësinë që e keni.
Suksese në punën tuaj!
Të regjistrohemi të gjithë!”, ka thënë kryetari i AlternAtivA-s,
Afrim Gashi.

Share.