fbpx

Spasovski paralajmeron denime te medha. Ja detaje

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministri i punëve të brendshme, Oliver Spasovski paralajmëroi kontrolla të rrepta nëpër vila, banesa dhe apartamente dhe tha se secili do të mbajë përgjegjësi dhe do të ndëshkohet nëse organizon ahengje me grupime njerëzish. Ai përsëriti se veprimtaritë e tyre paraqesin padi penale të cilat cenojnë shëndetin dhe sigurinë e qytetarëve.

Kemi plan akcional me të cilin do të operojmë gjatë festave, për Vitin e Ri, për Krishtilindje dhe cdo ditë do të ketë kontrolla me qëllim shpërndarjen e njerzve nga ahengjet ashtu siq ndodhi mbrëmë në Volkovë. Ngjarje të tillë kishim edhe në Kumanovë shpërndam aheng familjar, ashtu do të vazhdojmë. Edhe një herë apelojmë, të festojmë me përgjegjësi, ta ruajmë shëndetin e qytetarëve. Ja kemi tendencë në uljen e numrit të infeksionit, kështu që të qëndrojmë në shtëpi gjatë festave, që të jemi të sigurt.

Secili që nuk do të respektojë, qoftë ai pronar vilash, pronar shtëpie ose qytetarët që marrin pjesë në ato ngjarje do të paditet penalisht për cenimin e shëndetit të qytetarëve. Ky është plan operativ të cilin e kanë hartuar ekipet policore dhe në pajtim me këtë plan në cdo kohë, ekipet janë të përgatitura të dalin në terren pas cdo informate se diku ka organizim dhe grupim njerëzish. Në momentin që konstatohet shkelja, policia e informon Prokurorin public dhe ai vepron në bazë të rregullativës ligjore”, tha Spasovski.

Sa i përket prishjes së ahengut të një ditë më parë në Volkovë të Shkupi, Spasovski tha se janë arrestuar disa njerëz që ishin pjesë e organizatirëve të ngjarjes dhe paralajmëroi se së shpejti do të dalë MPB me detaje dhe organizmit të mbremshëm. /Gazetare: Aida Xhoni

Share.