fbpx

LAJMI I FUNDIT/ Ja çfarë Vendimi do merret, Hyn në fuqi Javën tjetër…

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Venko Filipçe, ministri i shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut sot vlerësoi se Propozimet tashmë të publikuara nga Komisioni për sëmundje ngjitëse do të miratohen në Kuvend gjatë javës së ardhshme, transmeton Portalb.mk.

“Kjo është mënyra më efikase dhe më e mirë që mund të kontrollohet dhe të zbatohet”, deklaroi Filipçe, duke sqaruar se në fund të këtij muaji pritet të fillojë vaksinimi kundër sezonit të gripit, për çka do të ketë 40 mijë vaksina falas për kategori të caktuara.

Filipçe ka sqaruar se Ligji është tashmë në procedurë parlamentare dhe ata presin që ai të votohet javën e ardhshme.

Ai vlerësoi se akoma po zbatohet praktika e rotacionit për të mbuluar mungesën e personelit mjekësor, duke sqaruar gjithashtu se shtretërit në ndonjë spital janë të lirë, ndërsa diku të mbushur.

Ndryshe, Qeveria e Maqedonisë së Veriut gjatë javës në seancën e 11-të vendosi t’i jep dritë të gjelbër propozimeve të Komisionit për sëmundje ngjitëse përmes ndryshimeve ligjore.

Qeveria i shqyrtoi Propozimet e Komisionit, si mbajtja e maskës mbrojtëse në ambiente të hapura dhe të mbyllura, me përjashtime të vogla (fëmijët deri në 6 vjet, qytetarët që duke bërë sport, qytetarët në veturë derisa janë me anëtarët e familjes

Dhe qytetari në vendin e punës derisa është i vetëm), pas orës 22:00 në ambiente të hapura dhe të mbyllura nuk do të lejohet grumbullimi i më shumë se katër personave në një vend, si dhe në shtëpitë qytetarët të mos pranojnë më shumë se 4 persona të cilët banojnë në adresa tjera.

Në lidhje me propozimet e Komisionit, Qeveria vendosi që për realizimin e tyre duhet të bëhen ndryshime ligjore në Ligjin për mbrojtjen e popullatës nga sëmundjes ngjitëse.

Ndërkohë, në mbledhjen e djeshme të anëtarëve të Komisionit për Sëmundjet Infektive, u bisedua për një paketë shtesë të masave që do të aktivizohen nëse është e nevojshme.

Kjo paketë përfshin kufizimin e kapacitetit të transportit publik deri në 50 për qind, ndalim të plotë të të gjitha ngjarjeve dhe përfundim të orarit të punës të të gjitha kompanive deri në 23:00.

Autoritetet vlerësojnë se nëse ka një rritje të rasteve dhe nëse kjo paketë aktivizohet, do të ngadalësohet përhapja e virusit.

Share.