fbpx

Drejtori i OBSH-së për Evropë vjen me Deklaratën e Fundit

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Drejtori i degës së Organizatës Botërore të Shëndetësisë në Evropë, Hans Kluge, tha se Evropa pritet të shënojë rritje të numrit të viktimave të koronavirusit në tetor dhe nëntor.

“Do të jetë më vështirë. Në tetor, nëntor, ne do të shohim më shumë vdekshmëri”, tha Kluge, përderisa kontinenti po përballet me rritje të numrit të infektimeve, ndonëse shifra e viktimave po vazhdon të jetë relativisht e qëndrueshme.

Megjithatë, rritja e numrit të infeksioneve pritet të shkaktojë edhe shtim të shifrës së viktimave, sipas kësaj organizate.

“Është një moment kur vendet nuk dëshirojnë ta dëgjojnë këtë lajm të keq dhe unë i kuptoj”, shtoi Kluge, duke theksuar se ai dëshironte ta dërgonte mesazhin pozitiv se pandemia do të përfundojë në një moment apo në një tjetër.

55 vendet anëtare të OBSh-së në Evropë do të mbajnë një takim virtual përmes internetit të hënën dhe të martën për të diskutuar rreth masave kundër koronavirusit dhe të pajtohen rreth strategjisë së tyre të përgjithshme 5-vjeçare.

Kluge paralajmëroi se zbulimi i vaksinës nuk e nënkupton patjetër përfundimin e pandemisë. “Tërë kohën po dëgjoj se vaksina do të jetë fundi i pandemisë. Natyrisht që jo! Ne as nuk e dimë nëse vaksina do t’i ndihmojë të gjitha grupmoshat. Po i marrim disa shenja se ajo do të jetë ndihmë për një grup dhe jo për një tjetër”, tha ai.

Share.