fbpx

(DOKUMENT) SKANDAL: Ministria e Kulturës përjashton nga puna shqiptarët! Fazliu: Më villet që i përkas një vendi të urrejtjes etnike dhe hakmarrjes politike

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ish – shefi i kabinetit në Ministrinë e Kulturës, Faton Fazliu, njëherit përfaqëses i partisë “Alternativa”, sot përmes një shkrimi ka reaguar ashpër ndaj hakmarrjeve politike në institucionet shtetërore të udhëhequra nga LSDM-BDI.

Më poshtë ua sjellim reagimin e plotë të Fazliut:

Sot Ministria e Kulturës ua ndërpreu kontratat 15 të punësuarve që ishin angazhuar profesionalisht në kohën e ministrit Hysni Ismaili.
Edhe pse kontrata e tyre skadonte në fund të vitit, sigurisht për arsye se ishin shqiptarë dhe sepse nuk u takojnë partive në pushtet, ministrja e sapoemëruar i ka përjashtuar sot.
Nëse hakmarrja dhe shkelja e ligjit është modeli i punës së Ministrisë së Kulturës në mandatin e ardhshëm, vaj halli për kulturën në vendin tonë dhe vaj halli për të punësuarit aty.
Nuk di a e mbajnë mend qytetarët se ne nuk e kemi përjashtuar askënd që ka qenë i angazhuar me kontratë në vepër. Bile, disave prej tyre u kemi dhënë vendime.
Sidoqoftë, dëshiroj t’u them të përjashtuarve se pavarësisht se atyre u cenohet e drejta e punës vetëm për arsye politike dhe etnike, ata do të mbeten miqtë e mi të zemrës dhe në çastin e parë që do të më jepet mundësia për t’u ndihmuar sërish, ata do të shpërblehen sipas aftësisë së tyre. Më vjen keq dhe më villet që i përkas një vendi të urrejtjes etnike dhe hakmarrjes politike.

Share.