17-vjeçari shkruan historinë në Serie A

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

22:19 | 27 Tetor 2019

Anësori i Atalanta, Amad Traore, ka shkruar historinë si lojtari i parë i lindur në vitin 2002 që shënoi një gol në Serie A.

I riu mbushi17 vjeç në korrik dhe bëri debutimin e tij të parë si zëvendësues gjatë fitores së sotme 7-1 ndaj Udineses.

Ai gjeti rrjetën vetëm gjashtë minuta pasi doli nga pankina në ‘Gewiss Stadium’, përcjell lajmi.net.

Me origjinë nga Bregu i Fildishtë, ai është vëllai më i vogël i mesfushorit të Sassuolo, Hamed Junior Traore.

Amad Traore kishte bërë përshtypje në mesjavë në UEFA Youth League, kur Atalanta fitoi 3-1 ndaj Manchester Cityt.

Ai shënoi një gol dhe siguroi një asistim, si dhe bëri kërdi për mbrojtësit anglezë.

Anësori i krahut të djathtë ka katër gola dhe pesë asistime në të gjitha garat për ekipin e të rinjve Atalanta Primavera këtë sezon. /Lajmi.net/

Share.