Është bërë e ditur se vetëm në spitalin „St. Georg Klinikum Eisenach gGmbH“, i cili spital daton që mbi 200 vjet, punojnë 12 mjekë që vijnë nga Kosova.




Prezenca, kontributi dhe të arriturat e diasporës sonë në të gjitha lëmitë si në atë ekonomike, sociale, shkencore e kulturore janë një vlerë dhe një tregues i mirë i integrimit në shoqërinë gjermane.
Gjatë vizitës disa ditore të Konsullit të Përgjithshëm, Afrim Nura dhe Konsullit Zenel Gashi në landin e Tyringenit, ata takuan dhe vizituan disa bashkatdhetarë, biznesmenë, gastronomë e mjekë që tanimë jetojnë dhe veprojnë në këtë land.
Duhet theksuar se në takimin dhe vizitën e Konsullatës me disa nga këta mjekë, si me Dr. Flokart Smajli- neurolog, Dr. Remzi Gashi- kirurg abdominal, Dr. Shkodran Krasniqi- kirurg, Dr. Besnik Ismajli – gastroenterolog,
Dr. Kushtrim Ahmeti- radiolog, Dr. Kujtim Pllana- anesteziolog, Dr. B. Gojani-Bicaj – neurologe dhe Dr. F. Muhadri- internist u bashkëbiseduan tema të ndryshme.
Si të arriturat, suksesi dhe vështirësitë e tyre këtu, por edhe bashkëpunimi institucional, duke theksuar gatishmërinë dhe dëshirën e këtyre specialistëve.
Që përmes përkrahjes institucionale t’u krijohet mundësia e kthimit për të dhënë kontributin dhe eksperiencën në atdhe. /Albinfo.ch