Trajtimi më i ri për depresionin, gjendet tek këto kërpudha magjike

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Një substancë kimike, e gjetur në “kërpurdhat magjike”, e quajtur psilocibinë, mund të jetë trajtimi më i ri për depresionin.

Hulumtuesit nga King’s College në Londër, kanë kryer një eksperiment me 89 vullnetarë, të cilët i kanë ndarë në dy grupe. Grupi i parë i pjesëmarrësve, kishin përdorur plaseco, kurse grupi tjetër kishte përdorur 10mg të psilocibinës. Pjesëmarrësit ishin monitoruar për gjashtë orë nga psikologë dhe psikoterapistë. Personat, që kishin marrë substancën kimike kishin raportuar se ndiheshin më mirë. Sipas tyre, kjo substancë kimike nuk kishte asnjë efekt anësor.

Pas këtij zbulimi, shkencëtarët janë duke planifikuar të bëjnë një eksperiment me pacientë, që vuajnë nga çrregullimi i depresionit.

“Nuk është hera e parë, që doktorët kanë konfirmuar se disa lloje të drogës, mund të përdoren edhe në mjekësi për trajtimin e çrregullimeve të shëndetit mental”, tha James Rucker, autor i këtij hulumtimi.

Shkencëtarët e kanë zhvilluar psilocibinën në kushte laboratorike, dhe shumë shpejt planifikojnë ta testojnë atë me persona, që vuajnë nga depresioni post- traumatik si dhe çrregullimet kompulsive- obsesive.

Këto gjetje janë prezantuar në takimin e American College of Neuropsychopharmacology në Orlando.

Share.

Comments are closed.