Samsung zbulon datën e debutimit të Galaxy S11

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Telefonët që do të pasojnë seritë Galaxy S10 në 2019-ën sipas spekulimeve nuk do të quhen Galaxy S11 por Galaxy S20.

Gjithashtu është përfolur se Samsung do të zbulojë telefonin e ri me palosje krahas atij Galaxy S.

Videoja e publikuar nga Samsung në rrjetin social Twitter nuk thotë shumë.

Spekulimet rreth Galaxy S sugjerojnë një përditësim të zakonshëm të dizajnit krahasuar me modelin Galaxy S10 me përjashtim të kamerës e cila do të bëjë hapa përpara falë sensorit 108-megapiksel.

Gjithashtu pritet që telefonët e ardhshëm Galaxy S të kenë konektivitet 5G duke qenë se vinë me çipin Snapdragon 865 i cili mbështet 5G. Gjenerata aktuale e Galaxy S10 vjen me variante me 5G dhe pa 5G.

Gjithësesi na ndan afro një muaj nga zbulimi i të gjitha detajeve të flagshipit të Samsung.

Share.

Comments are closed.